Fshati Bogë joshës për turizmin e të gjtha stinëve! - Bota Sot
Fshati Bogë joshës për turizmin e të gjtha stinëve!

Turizëm

E enjte, 20 shtator 2018

Fshati Bogë joshës për turizmin e të gjtha stinëve!

Jola Doçi-Dibrani Nga Jola Doçi-Dibrani Më 1 mars 2018 Në ora: 16:24
Fshati Bogë

Isha në dilemë se ku ta bëjë një vizitë në pikat turistike  dimërore  të Kosovës, nga  një hapësirë e vogël gjeografike ka mjaft pika frekuentueses të turizmit dimërore. Me herët  në Kosovë  ka qenë Brezovica, ose siç njihet “Malet e Sharrit”. Kjo pikë turistike për fat të keq akoma është e uzurpuar me shumë nga serbët ne zemrën e banimeve shqiptare, si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia dhe larg kufirit me Serbinë mbi 100 km?!... Në ish okupimin nga  Jugosllavo-Serbia  i përzgjodhi si vende ma më vlera si: (Trepçën  në Mitrovicë, tokat me pjellore  te rrafshit të Kosovës,Manastiret që ishin iliro-shqiptare etj)!. Brezovicën  si  pikë pushimi  e kanë pas edhe funksionarët  e ish Jugosllavisë. Tani pas luftës së Kosovës zhvillimit  në sektorin e turizmit malor,iu shtuan  edhe Rugova (Pejë), Prevalla (Prizren), Brodi (Dragash) dhe Bajgora (Mitrovicë).Atje  janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje për skijim.

Image

Nga Tirana për Prishtine sa isha rrugës me ranë në sy shumë vetura  me  pajisje  skijimi të ngarkuara që udhëtonin drejt Kosovës.

Përzgjodha  fshatin Bogë  ta vizitoja  me që isha  një vizitë paraprake me kolektivin  e “Spitalit Ushtarak në Tiranë. Nga mbresat e asaj vizite të shkurtë  e vlerësoj Bogën e  Rugovës  si fshatin më turistik gjatë dimrit në Rrafshin e Dukagjinit dhe për Kosovën.

-Prishtinë-Bogë  ka rreth 120 km, ose 30 km larg qytetit të Pejës. Udhëtimi i ynë zgjati rreth  dy orë nga kryeqyteti kosovar Prishtina.

Aty  pashë auto-targa nga shumë shtete të Evropës, pos atyre nga Shqiperia dhe Kosova. Në mesin e shumë turistëve, ka shumë të tillë nga Shqipëria qe u prononcuan me shumë fjalë të mira për këtë vend.

Hotel “Magra Austria” ishte  më i madhi në gjithë Rugovën. Ai madje, ka edhe pishinën brenda, saunat dhe shërbimet tjera .Aty u vendosa  ta kaloj një natë  në lartësinë  mbidetare. Kodrat u bashkonin me qiellin dhe aroma e pishave të larta me gjelbërimin e tyre   dhe petkun  e bardh nga dëbora i jepnin pamja të mrekullueshme piktoreske të një  fshat të vogël ,por  përrallor.

Image

Rugova është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si “Alpet Shqiptare ” Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Boga ndodhet mes maleve të Rugovës si fshati ma i vizituar. Po ashtu është një ndër vendet më të vizituara edhe në  të gjitha stinët tjera. Boga, pos skijimit ,pushimeve  dimërore  është edhe shëruese  e disa sëmundjeve  pikërisht edhe të tuberkulozit ,Tumorit etj.

 Po, që bënë një i sëmurë tre muaj pushime  në këto vende  do kthehet në Prishtinë,Tiranë apo gjetiu nga ka ardhur tjetër njeri . Niveli mbi detar është afër dy mijë metra  zhvillon rruazat e kuqe sjell freskinë dhe forcën  në gjymtyrët e trupit... Klima, malet, atmosfera dhe ambienti që  rrethon Bogën, janë të mrekullueshme,prandaj edhe mikpritja e rugovasëve nuk mungon, por e kanë përshtat  edhe pritjen edhe sofrën me  ushqime  të freskëta dhe  malësorçe.

Zhvillimi  i asaj zone shihet  me rrugët e mira,me shtëpiza që  janë të ndërtuara me dru të pishës, por disa edhe si kulla tradicionale. Ne Bogë dhe ne këtë rajon ka shumë për tu punuar akoma. Në infrastrukturë  ka të meta  qe shpesh nuk i përshtatin  ndërtimet në përputhje  ambientimi. Teknika tani është ma bashkëkohore.

Image

Eskalatorët e bëjnë punën ma të madhe ku të duan  rugovasit, apo tjerët  qe mos ta ngufasin turistin me mos parkingje të mjaftueshëm, apo siç pamë edhe  qendrën e skijimit ,shumë e groposur, por edhe e rezervuar me pak  vend parkingjesh. Po ashtu një gjendje  e tillë ishte edhe pran “Hotelit Austria”.Si vërejtje ma serioze pamë se përmes pistës së rrëshqitjes  ka  shtylla elektrike në mes!?...

 Ka mundësi qe të jetë edhe si  shkak i lëndimeve ,por edhe vdekjeprurëse, nëse goditet    turisti direkt në shtylla. Mbishkrimet informative  iu mungojnë,e metë që akoma është tek ne shqiptarët në tërësi, si në ambiente ,autostrada,rrugë dhe muzeume,etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test