Mbyllet për turistët plazhi më i njohur në botë

Turizëm

Mbyllet për turistët plazhi më i njohur në botë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 15:38
Plazhi Maya në ishujt Phi phi

Autoritetet në Tajlandë kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të plazhit në të cilin kishte bërë një skenë filmi aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio në vitin 2000.

Por tani zyrtarët e shtetit detyrohen ta mbyllin për shkak të dëmtimit që po bëhet pikërisht nga varkat e turistëve, njofton The Guardian.

“Zgjidhje ideale do të ishte mbyllja e përhershme e plazhit më të njohur në botë”, deklaroi biologu.

Nëse nuk keni pasur rastin ta vizitoni plazhin Maya në ishujt Phi phi, të Tajlandës, sigurisht duhet ta keni pare filmin “The Beach”, në vitin 2000 me aktorin Leonardo DiCaprio, në rolin kryesor.

Por nëse keni planifikuar ta vizitoni këtë plazh të famshëm dhe keni rezervuar biletën për sezonin veror, atëherë ky lajm do shkaktojë befasi të dorës së parë, ngase është plazhi me frekuentim më të madhë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat