Miratohet organizimi dhe funksionimi i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore

Turizëm

Miratohet organizimi dhe funksionimi i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:07
ilustrim

Qeveria ka miratuar sot organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Sipas këtij vendimi, misioni i Agjencisë është mirëqeverisja e burimeve ujore me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave jetësore, duke mbajtur në vëmendje qëndrueshmërinë e ekosistemeve, duke nxitur konkurrueshmërinë e përdorimeve dhe përparësitë drejt përfitueshmërisë ekonomike.

Agjencia ka disa përgjegjësi dhe detyra mbi menaxhimin e sektorit të ujit. Ajo planifikon, ekzekuton, kontrollon punën dhe garanton që produktet apo shërbimet janë të duhurat, në kohë, brenda buxhetit, në sasinë dhe cilësinë e kërkuar.

Integron kërkesat për realizimin e një produkti optimal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Analizon progresin, vlerëson devijimet në raport me objektivat, standardet dhe planin e menaxhimit, si dhe menaxhon ndryshimet e nevojshme në program e në burime.

Harton dhe ndjek zbatimin e të gjitha planeve të menaxhimit të kërkuara nga ligji, nëpërmjet zyrave të administrimit të baseneve ujore, në bashkëpunim me strukturat shtetërore përgjegjëse sipas legjislacionit në fuqi, si dhe aktorët e tjerë.

Menaxhon dhe koordinon procesin e programimit, zbatimit dhe monitorimit të nismave/projekteve/programeve të administrimit të burimeve ujore në bashkëpunim me ministritë e linjës, institucionet qendrore e vendore, donatorë dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.

Kryen menaxhimin e përgjithshëm sipas ligjit të organeve të administrimit të burimeve ujore, njësive të qeverisjes vendore, organeve dhe strukturave përgjegjëse të ministrive, institucioneve shtetërore e aktorëve përkatës për marrjen e masave dhe zbatimin e legjislacionit në sektorin e ujit./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat