Pastrimi i monumenteve të kulturës në funksion të sezoni të ri turistik

Turizëm

Pastrimi i monumenteve të kulturës në funksion të sezoni të ri turistik

Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:42
Turizem

Monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po vizitohen nga turistë të huaj të cilat kanë interes të mësojnë për historinë dhe kulturën e vendit tonë.

Këto monumente po rijetëzohen dhe janë gati të mirë presin turistët pasi specialistët dhe institucionet përkatëse për to jo vetëm që po kryejnë çdo punë të nevojshme për ti mirëmbajtur ato por gjithashtu kanë nisur nismëm dhe për pastrimin e tyre.

Në prag të sezonit turistik 2018, stafi i D.R.K.K-Vlorë, vazhdon fushatën e pastrimit e cila po shtrihet së tepërmi në monumentet që kanë shfaqur probleme më të mëdha. Këtë javë fokusi i këtyre punimeve ishte në monumentet e zonës së Himarës, më saktësisht në kalanë e Porto Palermos, në Shpellën e Spilesë dhe kalanë e Himarës.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë, ka hartuar një grafik për pastrimin e monumenteve dhe fton të gjithë institucionet, grupet e interesit dhe qytetarët që ti bashkohen kësaj nisme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat