“Ballkoni” i Divjakës, bukuri dhe zhvillim ekonomik për zonën

Turizëm

“Ballkoni” i Divjakës, bukuri dhe zhvillim ekonomik për zonën

Më: 6 maj 2018 Në ora: 13:33
Divjaka

Ndërtimi unazave bujqësore në zonën e Divjakës ka lehtësuar jo vetëm qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve drejt njësive të kësaj bashkie, por i ka dhënë qytetit edhe një zhvillim të dukshëm ekonomik, pasi mjetet me prodhime bujqësore që kalojnë në këtë zonë janë të shumta.

I ashtuquajturi “ballkoni” i qytetit të Divjakës, një rrugë e cila ka përfunduar së fundmi, ka një impakt në zhvillimin ekonomik të 5 njësive Administrative që kjo rrugë lidh siç janë, Tërbufi, Gradishti, Grabjani, Remasi dhe Divjaka, pasi rruga lehtëson lëvizjen e mallrave bujqësore dhe daljen e tyre në tregjet e Lushnjes, Divjakës por edhe më gjerë.

Me ndërtimin e kësaj rruge prej 25 km, fluksi tregtar ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.

Në të kaluarën duhej më shumë se një orë që fermeri të dilte në tregjet kryesore të zonës dhe lëvizja ishte nga 5 deri në 10 mjete në ditë, duke përçuar një sasi mallrash të cilat preknin shifrat nga 30,000 deri në 50,000 ton në vit.

Ndërsa sot realiteti është ndryshe, me ndërtimin e “unazave bujqësore”, numri i mjeteve arrin nga 50 deri në 100 mjete në ditë duke transportuar në vit rreth 360 mijë tonë produkte bujqësore, të cilat transportohen ne tregjet e Lushnjes, Fierit, Durrësit, Elbasanit si dhe në Tiranë.

Faktet i bëri të ditura për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili shprehet se janë ndërtuar 42 km unaza bujqësore në bashkinë e Divjakës ç’ka ka sjellë lehtësimin e qarkullimit të banorëve por edhe rritjen e fluksit tregtar në këtë zonë, duke e kthyer zonën e Divjakës në nja zonat që eksporton më shumë produkte bujqësore.
“Falë reformës së re territoriale, filloi organizimin për të krijuar atë që unë e quaj pasaporta e qytetit, plani i përgjithshëm vendor.

Duke parë edhe traditën e qytetit, fokusi do të përqendrohej te pjesa e bujqësisë, pasi bashkia e Divjakës kryen numrin më të madh të eksporteve në vend.

Parë në këtë aspekt ne menduam që të fillojmë dhe të unifikojmë të 5 njësitë së bashku duke i dhënë dhe prioritet zhvillimit të bujqësisë dhe për këtë arsye filluam me piketimin e “Unazave Bujqësore”.

Këto unaza lidhin të 5-ta njësitë së bashku dhe është në funksion të bujqësisë.

Unaza në vetvete nuk është thjesht një rrugë për të kaluar por është një rrugë e cila ka një funksion të gjithanshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Perspektiva në finale është për ti dhënë një karakter agro-turistik.
Deri sot kemi përfunduar 42 km unaza bujqësore në të gjithë bashkinë e Divjakës.

Pjesa e parë është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Janë 25 km që janë bërë me mbështetjen e qeverisë Shqiptare të monitoruara nga bashkia e Divjakës dhe sapo ka përfunduar ajo që ne e quajmë ballkoni i qytetit.”

Sipas kryetarit të bashkisë Divjakë, ndërtimi i kësaj rruge ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik te vendit pasi fermerë nga të gjitha zonat mund të dalin për një kohë të shkurtër drejt tregjeve më të mëdha në vend.

“Jo vetëm që kjo rrugë i shërben ekonomisë së vendit, eksportit i shërben lëvizjes së mallrave dhe daljes së fermerëve nga zonat e thella drejt tregjeve, shpejtësia ja ulë koston dhe i ndihmon të njihen me tregjet.
Për një kohë shumë të shkurtër, fermeri i bashkisë Divjakë shkon në tregun e Lushnjes ose në tregun e Divjakës për 10 minuta.
Në statistikat e fundit kemi një lëvizje të qytetarëve nga qyteti i Lushnjes, pra sot kemi një fluks të lartë të qytetarëve të leshnjes të cilës vijnë.
Rruga është ekonomike, Turistike dhe krijon lirshmëri të lëvizjes së njerëzve dhe është një mori e madhe të gjërave që krijon kjo rrugë.”

Ndërtimi i “ballkonit” të Divjakës, jo vetëm që të ofron një lëvizje të shpejtë të produkteve bujqësore në të pesta njësitë e kësaj bashkie por ka edhe një pamje mahnitëse dhe qetësuese e cila me siguri do të shijohet nga turistët e shumtë të cilët vizitojnë qytetin bregdetar të Divjakës dhe bukuritë natyrore që të ofron ky qytet./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat