Alpet shqiptare, atraksioni i veçantë turistik

Turizëm

Alpet shqiptare, atraksioni i veçantë turistik

Nga: ATSH Më: 13 korrik 2018 Në ora: 17:42
Alpet shqiptare

Duket e pazakontë që në mes të sezonit veror, të plazhit e të detit, të flasësh për Alpet. Por është fuqia e kësaj zone, që jo më kot nuk e kanë thënë mediat ndërkombëtare, të gjitha rrugët në çojnë Alpe.

Dhe pavarësisht se është sezon plazhi, nuk mungojë turistët e huaj në rajonin e alpeve. Sepse nuk mund të kuptosh Shqipërinë turistike pa Zonën e Alpeve.

Kështu u theksua sot në prezantimin e projektit zhvillimor “Alpet Shqiptare – Traditë dhe mite”, në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Alpet janë një nga asetet më unikale që ka rajoni. Është e vështirë që në rajonin tonë të gjesh një aset të tillë siç janë alpet shqiptare, të cilat nuk ekzistojnë në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë. Pra, mund të jenë një nga atraksionet më të veçanta, që ne mund t’i ofrojmë turizmit rajonal”, tha në fjalën e tij Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat