24 pika mikpritëse dhe informuese të Smile Albania për mikpritjen e turistëve

Turizëm

24 pika mikpritëse dhe informuese të Smile Albania për mikpritjen e turistëve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:59
Smile Albania

Rreth 1000 të rinj, pjesë e “Smile Albania”, janë përfshirë në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizmin e mikpritjes, dhënë informacionet e nevojshme tek turistët,  zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona nga papastërtia.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi të gjithë ndjekësit në facebook me pamje nga 24 pikat mikpritëse dhe informuese të Smile Albania për informimin e turistëve dhe vizitorëve përmes angazhimit të të rinjve.

“ MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga 24 pikat mikpritëse dhe informuese të #SmileAlbania ku përmes angazhimit të 1000 të rinjve turistët dhe vizitorët do të mbështeten me të gjithë informacionin e nevojshëm për të patur një eksperiencë sa më të paharrueshme në Shqipëri, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, të cilin Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e fokuson në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.

“Smile Albania” ka për qëllim që t’u ofrojë turistëve një nga karakteristikat që nuk e kemi ndryshuar që është buzëqeshja e mikpritjes shqiptare.

“Smile Albania” do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik dhe në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik europian.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit synon rritjen e forcës së ligjit dhe edukimit mjedisor, duke synuar që ta shndërrojmë Shqipërinë në një destinacion turistik europian. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat