15 mijë të punësuar në turizmin e Shqipërisë, kryeson Durrësi - Bota Sot
15 mijë të punësuar në turizmin e Shqipërisë, kryeson Durrësi

Turizëm

E diel, 23 shtator 2018

15 mijë të punësuar në turizmin e Shqipërisë, kryeson Durrësi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:38
Turizmi është kthyer tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare me impakt të drejtpërdrejt në rritjen e punësimit e të të ardhurave.

Numri i të punësuarve në sektorin e turizmit për këtë sezon ka kapur shifrën e 15 mijë të punësuarve, shifër kjo disa herë më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turizmi është kthyer tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare me impakt të drejtpërdrejt në rritjen e punësimit e të të ardhurave.

Vasilika Vjero, Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve tha sot se, janë 15 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, kryesisht në zonat bregdetare të vendit, ku numrin më të lartë të të angazhuarve në punë e mban rajoni i Durrësit, i pasur nga Vlora e Saranda që janë shndërruar tashmë në destinacione të fluksit turistik.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, Vjero u shpreh se, nga inspektimet dhe vizitat që ka kryer në subjektet tatimpaguese që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike të vendit, konstatohet me mjaft pozitivitet se është rritur punësimi në sektorin e turizmit dhe ky tren parashikohet të rritet më tej deri në fund të këtij sezoni të vitit 2018, transmeton atsh.

Rritjen e të punësuarve në vendin tonë këtë vit, e konfirmoi një ditë më parë edhe Banka Qendrore. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi të mërkurën për mediat se, rënia e papunësisë në 12,5% përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test