Mozaiku i Termave në Butrint, atraksion për turistët e huaj

Turizëm

Mozaiku i Termave në Butrint, atraksion për turistët e huaj

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:44
Mozaiku i Termave në Butrint

Zbulimi i mozaikëve të rinj në Butrint ka bërë që në këtë park arkeologjik të ketë numër të madh turistësh, kryesisht të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të postojë një video nga Butrinti, duke iu referuar zbulimit të rrallë dhe interesit të shtuar të turistëve si dhe të apasionuarve pas qytetërimeve të lashta dhe vlerave kulturore.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Butrinti dhe mozaikët e rinj të zbuluar për sezonin, ju uroj një të diele të bukur”, shprehet kryeministri Rama.

Butrinti ka qenë këtë sezon një ndër atraksioneve turistike me të vizituara për këtë vit dhe numri vazhdon të rritet.

Këtë verë Butrint ju shtua një pasuri e rrallë  që mund të shihni nga afër edhe dy mozaikët e zbuluar për vizitorët. “Mozaiku i Baptisterit” (shek. IV pas.Kr) dhe “Mozaiku i Dhomës së Zhveshjes” (shek.II pas Kr.) i cili ndodhet tek Termat Romake.

Nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Parkut Kombëtar të Butrintit, mozaikët do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 15 shtator 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat