Apolonia, destinacioni turistik i shtatorit

Turizëm

Apolonia, destinacioni turistik i shtatorit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 08:38
Apolonia

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në vendin tonë tashmë janë kthyer në atraksione turistike për turistët e huaj por dhe vendas.

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë mozaiku që ndodhet në Vilën me Impluvium është i hapur për vizitorët dhe gjatë muajit shtator pasi sezoni turistik në vendin tonë nuk ka mbaruar ende.

Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës kanë bënë të mundur zbulimin e mozaikut që ndodhet në Vilën me Impluvium. Kjo vilë i takon shek. III-II para Krishtit dhe zotëron një oborr të rrethuar me peristil dhe të shtruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe floreale.

Mozaiku që daton në shekujt III-II para Krishtit, është një tjetër destinacion turistik por dhe historik, i cili nuk duhet t’i mungojë guidës turistike të turistëve të huaj dhe gjatë këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat