Dita Botërore e Turizmit, në Shqipëri u tejkaluan pritshmëritë

Turizëm

Dita Botërore e Turizmit, në Shqipëri u tejkaluan pritshmëritë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:05
Shqipëri

“Dita Botërore të Turizmit” festohet sot në të gjithë botën, si një iniciativë për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike.

Sot në Shqipëri shifrat flasin për një turizëm në rritje.

Të dhënat e fundit sipas INSTAT, mbi Shqipërinë turistike për periudhën janar – gusht 2018, janë 4.397.638 vizitorë të huaj, rreth 16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017, ku u regjistruan 3.765.515.

Sitet e Trashëgimisë Kulturore janë ende të hapura me orar të plotë deri më 15 tetor. Programi “Rrugët e Besimit” ofroi 10 destinacione të reja të vizitueshme në objektet e kultit të restauruara së fundmi nga Ministria e Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat