A duhet futur ushqimi në mikrovalë?

Ushqime

A duhet futur ushqimi në mikrovalë?

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Sipas ekspertëve, ushqimet e gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndetin tonë. Disa studime kanë treguar se enët plastike që mbajnë ushqimet e gatshme që përgatiten në mikorvalë, çlirojnë toksina kancerogjene.

Studiuesit madje kanë shtuar se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të mikrovalëve prek aftësinë për t’u përqendruar, nivelet e energjisë dhe gjumin. “Toksinat shtesë ushtrojnë presion shtesë në sistemin tretës dhe atë imunitar.

Mund të kenë një efekt vendimtar mbi pjellorinë, balancën e hormoneve, presionin e gjakut, shëndetin kardiovaskular, humorin e madje edhe dëshirën seksuale,” është shprehur nutricionisti Rick Hay.

Ushqimet e gatuara në mikrovalë gjithashtu kanë vlera më të pakta ushqyese dhe shpesh kanë nivele të larta sheqeri, kripe, kimikatesh dhe konservantësh.

Por nëse thjesht nuk ju del koha të përgatisni vetë një vakt të mirëfilltë, minimalisht kalojeni ushqimin nga enët plastike me të cilat ato shiten, në një enë qelqi për të shmangur toksinat kancerogjene që plastika çliron. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat