Përfitimet e shëndetshme, ja përse duhet të ngrini limonët para konsumimit

Ushqime

Përfitimet e shëndetshme, ja përse duhet të ngrini limonët para konsumimit

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 22:58
Limoni

Limonët janë plot me përfitime të shëndetshme dhe janë veçanërisht një burim i mirë i vitaminës C.

Ata ndihmojnë për të parandaluar diabetin, kapsllëkun, presionin e lartë të gjakut, ethet, problemet me tretjen dhe shumë probleme të tjera, si dhe përmirësojnë lëkurën, flokët dhe dhëmbët.

Limonët përmbajnë flavonoide, të cilët kanë veti antioksiduese dhe luftojnë kancerin. Lëkurët e limonit gjithashtu përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe fibra.

Hulumtimet kanë treguar se për të pasur efekte të plota të limonit dhe në mënyrë që të siguroni përfitime jashtëzakonisht të shëndetshme për trupin tuaj këshillohet të konsumoni të gjithë frutin në anatominë e tij.

Në fakt, lëkura e limonit ka dhjetë herë më shumë vitamina se sa lëngu.

Një studim i ri ka treguar për herë të parë se si limonoidet, përbërësit natyrorë të pranishëm në limonë dhe në fruta të tjerë të familjes së agrumeve, pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit.

Kjo hedh dritë të re mbi rëndësinë e agrumeve për parandalimin e kancerit të gjirit dhe mbështet studimet e kaluara, të cilat tregojnë se konsumimi i frutave mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit.

Ngrirja e limonit do t’i aktivizojë më mirë vetitë anti-inflamatore të këtij fruti dhe do të bëjë që ta konsumoni atë plotësisht.

Kështu, merrni një limon të plotë, shpëlajeni mirë dhe vendoseni në frigorifer. Pasi të jetë ngrirë, grijeni apo bëjeni copash pa e qërruar më parë nga lëkura.

Spërkatni më pas me limon sallatën tuaj, akulloren, supën, drithërat, makaronat, salcën spageti etj. Përveç vetive të fuqishme anti-kancerogjene, lëkura e limonit gjithashtu detoksifikon trupin dhe e mbron nga bakteret, kërpudhat, parazitët dhe krimbat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat