Ja receta e Gjelit të detit, mbretit të tryezës për festën e Vitit të Ri

Ushqime

Ja receta e Gjelit të detit, mbretit të tryezës për festën e Vitit të Ri

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 17:27
Gjeli deti

Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.

Për lëngun duhet:

-nenexhik i thate 2-luge gjelle

-një qepe mesatare

-lëng gjeli

-ujë

Përgatitja:

Ziejmë gjelin e detit ne një tenxhere te thelle me ujë dhe kripe. Me pas kur e shikojmë qe është gati e futim ne një tave për pjekje duke i hedhur pak lëng nga i veti ne mënyre qe te mos thahet.

Një sekret për një pjekje sa me te mire është edhe ai i mbështjelljes me letër alumini te gjelit. Kur e shihni se ka arritur butësinë e duhur heqim letrën dhe e leme te marrim faqe. Pjekja do te behet ne temp 200°

Kur gjeli te jete thuajse gati përgatitim përsheshin e kulaçit.

Ne një tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpë.

Me pas shtojmë lëngun e gjelit ne sasinë e duhur,leme te zieje për disa minuta duke shtuar nenexhikun apo mentën. Mbytim përsheshin ne lëng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.

Përgatitja e kulaçit është e thjeshte. Sekreti qëndron ne zënien e brumit pak me te forte se ai për byrek dhe ta punoni energjikisht.

Përbërësit për 4 persona:

750gr miell

1 kokërr veze

4-luge kos:pak vaj

një maj luge sode buke

një lug kafe me kripe

ujë te vaket sa te na duhet

Përgatitja:

Ne një tas te madh hedhim miellin,e përziejmë me kripen dhe sodën,me pas bashkojmë kosin dhe fillojmë te mbledhim brumin duke shtuar dalëngadalë ujin e vaket derisa te na formohet një brumë pak i forte. Punojmë brumin energjikisht dhe ne fund e mbledhim duke e rrumbullakosur. E lyejmë me miell dhe e vëmë mbi tepsinë e dëshiruar për ta pjekur e shpojmë lehtas me pirun krejt sipërfaqen. E leme 30′ te pushoje te mbuluar me një pecete dhe me pas e vëmë ne furre për ta pjekur ne temperature maksimale. E heqim nga furra kur shikojmë a ka kulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat