Si të bëni gjelin më të mirë për festat. Ja receta!

Ushqime

Si të bëni gjelin më të mirë për festat. Ja receta!

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 17:08
Gjelin e deti

Ka një përbërës sekret që e kthen ditën e Krishtlindjeve në një ditë me shije.

Kombinimi për Gjelin e detit është i gjerë dhe i ndryshëm por kjo recetë vjen me një shije të ëmbël. 

Gjeli i mbushur me kajsi dhe mollë është përfekt për shoqërimin e këtij mishi të bardhë.

Ja se si mund ta përgatisni këtë recetë të shijshme.
Nenexhik, arra me mjaltë, kajsi, galetë, vezë dhe qepë është kombinimi për salcën e mishit. Kjo përzierje formohet në formë topash dhe piqet për 30 minuta.
Si alternativë mbushja mund të vendoset nën lëkurën e gjelit para pjekjes.

Përbërësit për mbushjen me kajsi dhe mollë
1 qepë e madhe
200 gram selino
50 g gjalp
3 gjethe nenexhik
50 gramë arra me mjaltë
120 kajsi të thara
Një mollë
200 gram bukë e freskët e bardhë
400 gramë mish sallam
Një vezë

Përgatitja
Skuqini qepët dhe selinonë me gjalp, dhe lërini të ftohen. Përzjeni më pas me arra, kajsi, neneshik, bukë, sallam dhe mollë.

Shtoni dhe vezën për t’i lidhur dhe formoni topa. Piqini për 30 minuta sa të marrin një ngjyrë të artë ose vendoseni mbushjen mes mishit dhe lëkurës së gjelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat