Ky është fruti që mban nën kontroll tensionin e lartë

Ushqime

Ky është fruti që mban nën kontroll tensionin e lartë

Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim

Hipertensioni ose tensioni i lartë i gjakut është një ndër sëmundjet më të shpeshta në vendin tonë.

Dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i tepërt i alkoolit apo substancave narkotike, janë disa nga arsyet që çojnë në shfaqjen e hipertensionit.

Ai mund të konsiderohet si një portë hyrëse për shumë sëmundje të tjera si : infarkti dhe hemoragjia cerebrale.

Një mënyrë e shëndetshme për të ulur tensionin e lartë të gjakut është konsumi i 3 frutave kivi në ditë.

Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë të fuqishëm si luteina.

Luteina ndihmon organizmin të përthithë sa më mirë hekurin dhe kontrollon nivelin e sheqerit dhe të fibrave në gjak. Ajo mbron gjithashtu shikimin tuaj.

Sipas një studimi të bërë në një spital të Oslos, Norvegji, nëse konsumoni 3 kivi në ditë për 8 javë rresht mund të mbani nën kontroll hipertensionin.

Në këtë studim morën pjesë 118 vullnetarë të dyjave gjinive me një moshë mesatare prej 55 vitesh. Ata u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë duhej të hante një mollë në ditë për 8 javë rresht, kurse grupi i dytë duhej të konsumonte 3 kivi në ditë gjatë kësaj të njëjtës periudhë.

Në përfundim rezultatet treguan se grupi që kishte përdorur 3 kivi në ditë kishte rënie të tensionit të gjakut në nivelin 3.6 mm.

Provojeni këtë kurë për familjarët tuaj dhe ndani me ne eksperiencën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat