Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek

Ushqime

Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek

Më: 15 janar 2017 Në ora: 10:34
Tërshëra

Ëmbëlsira, mish i kuq, ushqim i konservuar… këto janë disa nga produktet që shumica e njerëzve nuk i ndajnë nga tavolina e tyre.

Por e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë konsumon mjeku ku ju shkoni vizitoheni? Ja ku po ua themi ne…

Kompania Hartman Group ka marrë në studim ushqimet më të konsumuara nga mjekët dhe rezultati ka qenë pothuajse njësoj tek të gjithë.

Mjekët konsumojnë ushqime të cilat i mbajnë në normë nivelet e kolesterolit në gjak duke shmangur në këtë mënyrë problemet kardiovaskulare.

Ja cilat janë këto ushqime:

1. Veza. Në dietën ushqimore të një mjeku nuk mungon kurrë veza e ndarë në porcione ditore ose javore.

2. Frutat e detit. Çdo njeri për të ruajtur një mendje të kthjellët dhe një trup të fortë nuk duhet t’i ndajë nga tavolina frutat e detit.

3. Rrushin dhe frutat e thata. Frutat e thata janë një ndër burimet më të mira të proteinave dhe yndyrnave të mira duke na ndihmuar në ngadalësimin e proçesit të plakjes.

4. Vaji i ullirit. është eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura dhe është komponenti kryesorë i dietës mesdhetare.
Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë 25 mililitra (mL) – rreth 2 lugje gjelle – të vajit të ullirit (virgin olive oil) çdo ditë për një javë kan treguar më pak oksidim të kolesterniës LDL dhe nivele më të larta të përbërësve anti oksiduese në gjak, veçanërisht fenolëve.

5. Tërshëra. Sipas një studimi nga Kolegji Amerikan i Nutricionistëve, tërshëra ishte e para në grupin e drithërave që krijonin një gjendje të ngopuri.
Të gjithë njerëzit që hëngrën tërshërë në mëngjes ishin më pak të uritur se pjesa tjetër që hëngrën drithëra të tjera. Të dyja grupet kishin një mëngjes me 363 kalori, por grupi që hëngri tërshërë e shtynë më vonë vaktin e drekës, meqë nuk kishin uri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat