Hani çokollatë për një shëndet të mirë mendor

Ushqime

Hani çokollatë për një shëndet të mirë mendor

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Është një thënie shumë e vjetër, por kur vije të dieta, është e vërtetë se ju jeni ajo çfarë e hani.

Përderisa shumica e zgjedhjeve tona në ushqim ndikohen nga mënyra se si ndjehemi, studimet tregojnë se ushqimi me të vërtetë mund ta na e ndryshojë psikologjinë dhe kiminë e trurit.

Nëse hani vetëm ushqime të shpejta dhe të ngrira, mos u çuditni nëse ndjeheni të lodhur dhe të dëshpëruar.

Duke bërë ndryshime në dietën tuaj, mund të ndikoni edhe në disponim dhe ta shmangni ndjesinë e lodhjes.

Njëri ndër ushqimet që më së shumti ju bën të ndjeheni mirë dhe në disponim, është çokollata, sidomos ajo e zezë, shkruan Daily Mail.

Po ashtu, studimet tregojnë se edhe salmoni e lufton depresionin dhe ju bën të keni një shëndet të mirë mendor, për shkak se omega 3 që gjendet në këtë lloj peshku, ju ndihmon me simptomat e depresionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat