Fruti me veti ushqyese dhe anti-inflamatore

Ushqime

Fruti me veti ushqyese dhe anti-inflamatore

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Fillimi i vitit përkon edhe me fillimin e konsumit të portokallit të kuq. Sezoni i këtij varieteti zgjat nga muaj Janar deri në Maj. Sipas American Horticultural Society, klima në të cilën rritet ky frut luan një rol të rëndësishëm në formimin e ngjyrës së tij. Ndoshta mund të pyesni veten përse kjo ngjyrë? Antocianina është substanca që i jep ngjyrën e kuqe këtij portokalli, por edhe blu madje edhe vjollcë, frutave edhe perimeve të tjera.

Portokalli i kuq përmban kalcium, potas, hekur, selen si dhe vitamina kryesore si: vitaminë A, B1, B2 dhe mbi të gjitha vitaminë C. Acidi citrik që gjendet në këto vitamina është në gjendje të reduktojë nivelin e aciditetit të urinës dhe të pengojë formimin e gurëve në veshka.Studimet e ndryshme kanë provuar që portokalli i kuq ka në përmbajtjen e tij ushqyes me veti anti-inflamatore. Këta ushqyes shërbejnë si një kurë shumë e mirë për bronkitin, migrenën, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin dhe diabetin.

Ndalemi pak tek ky i fundit. Portokalli kuq përmban një antioksidant shumë të rëndësishëm siç është cianidina, ajo ndihmon qelizat të absorbojnë sa më mirë glukozën në mungesë të insulinës.Portokalli i kuq përmban gjithashtu flavonoide. Nëse konsumoni katër portokaj të kuq në javë ulni me 53% rrezikun e shfaqjes së tumorit laringal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat