Supë me presh dhe kos

Ushqime

Supë me presh dhe kos

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:29
Supë me presh dhe kos

Përbërësit:

1 presh
3 thelpinj hudhër
500 ml lëng pule
500 ml kos
50 ml pana
2 lgj gjalpë
Kripë, piper
Koper ose nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe shtojmë në të hudhrat e grira imët dhe preshin të prerë në ¼ horizontalisht dhe më pas të prerë hollë dhe imët. I kaurdisim mirë derisa preshi të zbutet, më pas shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë preshin të ziejë për 15 minuta.
Më pas shtojmë kosin dhe e lemë të marrë një valë të lehtë, shtojmë dhe pak krem pana, e rregullojmë supën me kripë, piper dhe erëza të freskëta sipas dëshirës dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat