Disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Ushqime

Disa nga ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Më: 28 janar 2017 Në ora: 07:42
Ilustrim

Njerëzit që hanë mëngjes janë më të shëndetshëm dhe gjasa që ata të pësojnë sëmundje të ndryshme janë shumë të pakta, në krahasim me ata që nuk e hanë këtë vakt.

Ne ju sjellim disa ushqime më të mira dhe të preferuara që duhet t’i konsumoni para se të filloni ditën.

Vezë

Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Plus që në një studim tregon se ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.

Bajame dhe ara

Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke ecur apo edhe kur keni filluar punën.

Fruta

Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.

Drithëra

Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.

Kos

Kosi përmban proteinat që mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh. Kufizo kaloritë dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos të thjeshtë me pak yndyrë. Nëse ke nevojë për një mëngjes më të ëmbël shto ca fruta të freskëta, për shembull mjedra dhe ke bërë dy zgjedhje të zgjuara menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat