Magjia e karotave, ja sa të mira janë për shëndetin

Ushqime

Magjia e karotave, ja sa të mira janë për shëndetin

Më: 31 janar 2017 Në ora: 08:22
Karota

Konsumimi i rregullt i karotave bën që shanset për t’u zhvilluar kanceri i gjirit tek gratë të bien për 60%, thuhet sipas një studimi.

Frutat e tjerë dhe perimet të pasura me pigmentin e quajtur beta-karotinë – të tilla si spinaqi, specat e kuq dhe mangot – kanë efektin e njëjtë.

Beta-karotina është një përbërës natyral i cili iu jep ushqimeve bimore ngjyrën e tyre të shndritshme.

Për disa vite, shkencëtarët kanë këshilluar që të hahet karota dhe të përfshihet në dietat ditore, për shkak se lufton sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Por, studimi i fundit, i publikuar në revistën amerikane “Clinical Nutrition”, sugjeron se përfitimet në termat e kancerit të gjirit janë më të mëdha se që kishin menduar më herët shkencëtarët.

Një dietë e pasur me karota ka një efekt mbrojtës për shëndetin, andaj mos harroni të hani karota çdo ditë prej sot e tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat