Si t’i përgatisni paninet në shtëpi

Ushqime

Si t’i përgatisni paninet në shtëpi

Më: 31 janar 2017 Në ora: 14:50
Ilustrim

Karbohidratet janë një pejë e rëndësishme e dietës së përditshme. Shumicën e tyre e marrim prej bukës që në ditët e sotme nuk është edhe aq e sigurtë nëse e blen në furrë. Provoni ta bëni vetë!

Koha e përgatitjes: 30 minuta bashkë me pjekjen

Përbërësit për 12 copë:
? 400 g miell integral (kaf)
? 100 g tërshërë e grirë (në mikser)
? 2 lugë të vogla kripë
? 2 lugë të vogla sodë buke
? 2 lugë vaj ulliri ose luledielli
? 2 lugë mjaltë
? 300 ml birrë
? 150 ml buttermilk
– përdorni 75 g kos të bardhë + 75 ml qumësht këta përbërës, përziejini me pirun në një tas

Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 220° C.
1.Në një tas përziejmë miellin, tërshërën, kripën dhe sodën.
2.Në një tas tjetër hedhim buttermilk-un, birrën, vajin dhe mjaltin.
3.Në tasin ku kemi përbërësit e thatë hedhim atë me lëngje dhe i përziejmë shpejt me një pirun për rreth një minutë, pasi meqenëse brumi ka sodë buke e cila hyn në reaksion menjëherë me lëngjet, përzierja duhet të bëhet shumë shpejt dhe të piqen në moment. Brumi duhet të jetë i trashë, pak a shumë si ai për kek, dhe nëse është e vështirë të punohet, shtoni një lugë miell.
4.Me duart e lyera me miell ose me pak vaj, ndajmë brumin në 12 topa të vegjël, të cilët i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje dhe spërkasim secilin prej tyre me pak tërshërë. I pjekim për rreth 15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë sipër. Është mire të konsumohen menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat