Ushqimet që nuk duhet të përzihen me ilaçe

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet të përzihen me ilaçe

Më: 31 janar 2017 Në ora: 22:06
Ilustrim

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme. Dr Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime:

Bananet
Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.

Limoni jeshil
Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall, sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli
Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Kafeja
Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe
Shmangini nëse merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjnë me efektin e antikoagulantit.

Qumështi
Shmangeni përdorimin e qumështit nëse merrni antibiotikë, sepse ai do të ndërhyjë në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur kështu efektin e tyre.

Grejpfruti
Grejpruti nuk lejon që të bie niveli i statinit në trup dhe nëse jeni duke marrë statin për të trajtuar presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati, shkruan femina. Si rezultat i kësaj, pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve.

Salmoni i tymosur
Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivel të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat