Pse duhet të hani akullore për mëngjes?

Ushqime

Pse duhet të hani akullore për mëngjes?

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Akullorja për mëngjes ndihmon trurin të funksionojë shumë më mirë. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit japonezë. Sipas tyre, konsumimi i akullores në mëngjes ndikon në përmirësimin e funksionimit të mendjes njerëzore.

Giosichiko Koga, profesor në Universitetin e Tokios, bëri eksperimentin e mëposhtëm: Ai i tha një grupi studentësh për të ngrënë akullore sapo të zgjoheshin, disa të tjerëve asnjë gjë dhe një grupi tjetër, u tha të konsumonin vetëm ujë.

Grupi që hëngri akullore dha rezultate shumë më të mira dhe të shpejta, kur u pyetën për të zgjidhur disa probleme, ndërsa grupet e tjera nuk kishin të njëjtat rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat