Ushqimi i duhur? E zgjedhim sipas ngjyrës

Ushqime

Ushqimi i duhur? E zgjedhim sipas ngjyrës

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 12:56
Ilustrim

Është fakt: kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur kundrejt ushqimeve jeshile. Në fakt nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një instikt i saktë që na çon në preferencën e ushqimeve që i konsiderojmë të ushqyeshme.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale” një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Tek njeriu, ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës.

Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme. Raffaella Rumiati, një neuroshkencëtare dhe koordinatore e studimit thotë: “Sipas disa teorive, sistemi ynë viziv ka evoluar për të identifikuar lehtësisht frutat perimet, e në veçanti ushqimet në mes të gjetheve të xhunglës”.

Ja pse preferenca për ngjyrën e kuqe, tregon frutat më të ëmbla dhe më me kalori, krahasuar me gjethet. “Tek ushqimet natyrale, të papërpunuara, ngjyra është një parashikuese e mirë e kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushim i papërpunuar, aq më ushqyes është, ndërsa ato jeshile kanë tendencën të jenë më pak kalorike, pra dhe më pak të dobishme për mbijetesën e organizmit”, thotë Francesco Foroni, autori i studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat