Ushqimet që përmirësojnë performancën seksuale

Ushqime

Ushqimet që përmirësojnë performancën seksuale

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:32
Ilustrim

Më poshtë mund të lexoni për disa nga ushqimet të cilat ndikojnë në performancën tuaj seksuale përmes efekteve të tyre në shëndetin kardiovaskular të përgjithshëm dhe në aftësinë e enëve të gjakut për t’iu përgjigjur stimujve seksual duke formuar oksid nitrik, që ndihmon qarkullimin e gjakut në organet gjenitale.

Mishi i qengjit apo peshku salmon, vezët, arrat dhe fasulet.

Këto ushqime të pasura me proteina përmbajnë arginine, një amino-acid i cili shërben për ndërtimin e oksidit nitrik.

Perimet e gjelbra si spinaqi, brokoli apo lakra jeshile.

Këto ushqime përmbajnë nitrogjen i cili është një burim i rëndësishëm i oksidit nitrik.

Ushqimet antioksidante si manaferrat e luleshtrydhet.

Është e rëndësishme që enët e gjakut të jenë të pastra. Antioksidantët pastrojnë trupin nga gjërat e dëmshme që mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij.

Çokollata e zezë

Kjo çokollatë është e pasur me kakao të cilat kanë përmbajte të antioksidantëve dhe ndihmojnë qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat