Nëna, ja si ti bëni fëmijët të hanë më shumë fruta dhe perime

Ushqime

Nëna, ja si ti bëni fëmijët të hanë më shumë fruta dhe perime

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:21
Ilustrim

Lërini fëmijët të luanë me ushqimin, nuk ka asgjë të keqe. Prerja ose dhënia e formave të tjera frutave dhe perimeve, të cilat nuk para pëlqehen nga fëmijët, shërben si shtysë për të ngrënë më shumë.

Është kjo ajo që zbuloi një studim i De Montfort University të Leicester, në Britaninë e madhe, i botuar në revistën shkencore “Appetite”.

Studiuesit analizuan 62 fëmijë, me moshë 3 deri në 4 vjeç. Prindërve të tyre i’u kërkua që të mbanin shënim se sa fruta dhe perime hanin gjatë një jave fëmijët e tyre.

Disa fëmijëve i’u dha brokoli, spinaq, karota, banane, portokalle, limon, kastravec, domate, luleshtrydhe si dhe i’u kërkua që t’i përdornin për të krijuar një libër për fëmijë. Ata u inkurajuan që t’i shtypnin apo t’u jepnin forma të tjera frutave dhe perimeve, nëse dëshironin.

Ndërkohë fëmijëve të tjerë i’u tha se mund të luanin me lodra të ndryshme. Më tej të dyja grupeve i’u kërkua që të hanin fruta ose perime. Rezultoi se ata fëmijë që kishin luajtur me fruta dhe perime, provonin më shumë prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat