Drekë me shije franceze, si të përgatisni croquet madame në shtëpi

Ushqime

Drekë me shije franceze, si të përgatisni croquet madame në shtëpi

Më: 12 mars 2017 Në ora: 16:00
Croquet madame

Ky është një version i recetës francezë të croque madame që do ju lërë shijen më të mirë këtë të dielë, sidomos nëse jeni çuar vonë për shkak të daljes së djeshme. Kështu që…vëmendje.

Përbërësit:

5 lugë gjalpë

3 lugë miell

2 filxhanë qumësht

Kripë-piper

200 gr kaçkavall

12 feta buke tosti

4 lugë mustardë

Kaçkavall tosti

Bejkon

4 vezë

Përgatitja:

Për besamelin

Shkrini gjalpin në zjarr mesatar dhe më pas shtoni gradualisht miellin. Përzieni vazhdimisht për tre minuta.

Më pas shtoni qumështin duke e përzierë deri sa të fillojë të marrë valë.

Ulni zjarrin dhe lereni të vazhdojë zierjen duke e përzierë për 5 minuta.

Në vazhdim shtoni kripën, piperin dhe kaçkavallin dhe përzieni derisa të shkrijë kaçkavalli.

Largojeni nga zjarri dhe mbulojeni me një letër të sulfurizuar.

Për të përgatitur Croque Madame

Lyeni fetat e tostit me mustardë. Më pas me besamel dhe sipër tyre shtroni një fetë kaçkavall tosti dhe një bejkon.

Vendosini fetat e bukës njëra mbi tjetrën duke krijuar një sanduiç me tre shtresa.

Sipër çdo sanduiçi të krijuar vendosni përsëri besamel.

Më pas piqini ato në 180°C gradë derisa të marrin ngjyrë.

Në fund përgatisni vezë sy dhe vendosini në majë të çdo sandiuçi.

Gati! Ju bëftë mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat