Sallatë e thjeshtë lakre me kos

Ushqime

Sallatë e thjeshtë lakre me kos

Më: 13 mars 2017 Në ora: 22:04
Sallatë e thjeshtë lakre me kos

Nuk ju duhen më shumë se 10 minuta për të përgatitur këtë sallatë të shëndetshme me lakra  dhe kos. Mund ta keni gati në çdo kohë.

Përbërësit: 
4 gota lakër e grirë
1 filxhan çaji karota
1/2 filxhan çaji qepë të njoma
½ lugë gjelle selino
2/3 gota kos
1 lugë gjelle lëng limoni
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji mustardë
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Grini lakrën dhe karotat fillimisht dhe më pas hidhini në një tas mesatar. Në një enë tjetër përgatisni salcën e sallatës.
Shtoni kosin, mustardën, uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë.
Hidhni mbi lakra qepët dhe selinonë dhe më pas spërkatini perimet me salcën e përgatitur. Sallata është gati për t’u shërbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat