Sallata më e thjeshtë e ditëve të pranverës

Ushqime

Sallata më e thjeshtë e ditëve të pranverës

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:38
Sallata

Është një sallatë e thjeshtë pranverore për të sjellë më shumë shije në tryezat tuaja. Me përbërës që mund t’i gjeni lehtë dhe që përgatiten me këtë salcë të shijshme.

Përbërësit: 
1 dorë sallatë jeshile
50 gr rukola
200 gram mocarela
2 lugë uthull balsamike
Misra të konservuara
2 kastravecë
2 domate mesatare
Vaj ulliri ekstra të virgjër
Kripë
Piper

Përgatitja:
Pastroni mirë sallatën, rukolën, kastravecin dhe domatet. Vendoseni sallatën në tas. Prejeni me duar duke lënë copa të mesme të sallatës jeshile dhe shtoni rukolën.

Prejeni kastravecin dhe domatet në kubikë. Hidhini te tasi i sallatës, më pas shtoni edhe misrat e ziera.

Prejeni edhe djathin mocarela në kuba. Në një tas të vogël shtoni vaj ulliri, uthull balsamike, kripë, piper dhe trazojini mirë. Hidheni këtë salcë te sallata dhe trazojeni mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat