Speca të mbushur me kërpudha

Ushqime

Speca të mbushur me kërpudha

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:33
Specat e mbushur

Specat e mbushur dhe të plotësuar me erëza janë drekë e shkëlqyeshme kreshmore.

Përbërësit:

8 speca
200 g kërpudha
500 g grurë
3 thelpinj hudhre
100 g domate
300 g presh
gjysmë luge piper të kuq të ëmbël

Përgatitja:

Grini imët preshin dhe kërpudhat, ndërkaq domatet prisni në formë katrori.

Marinoni hudhrën dhe piperin dhe shtoni grurin e bluar dhe të zier më parë.

Shtoni erëza sipas shijes, pak borzilok dhe me këtë përzierje të përgatitur mbushni specat.

Palosni në tepsi për pjekje, mbuloni me folie dhe piqni 30 minuta në 180 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat