Disa nga ushqimet që duhet të konsumohen për pasur kocka të forta

Ushqime

Disa nga ushqimet që duhet të konsumohen për pasur kocka të forta

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Dy lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e kockave: kalciumi dhe vitamina D. Kalciumi forcon strukturën e kockave dhe dhëmbëve, ndërsa vitamina D përmirëson absorvimin e kalciumit dhe rritjen e kockave.

Këto lëndë ushqyese janë shumë të rëndësishme në fazat e para të jetës, por mund t’ju ndihmojnë edhe ndërsa plakeni. Nëse prekeni nga osteoporoza, një sëmundje që karakterizohet nga kocka të brishtë dhe të thyer, marrja mjaftueshëm e kalciumit dhe vitaminës D mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes dhe parandalimin e frakturave.

Personat nën 50 vjeç duhet të marrin 1000 ml kalcium dhe 200 IU vitaminë D në ditë. Ndërsa ata mbi 50 vjeç duhet të marrin 1,200 ml kalcium dhe 400-600 IU vitaminë D.

Këto lëndë ushqyese mund t’i merrni nga këto 8 ushqime.

Kosi

Shumë njerëz e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell, megjithatë, edhe disa ushqime të caktuara, si kosi, janë të pasura me këtë vitaminë.

Nga një filxhan kos mund të merrni 20% të vitaminës D të rekomanduar çdo ditë dhe 30% të kalciumit.

Qumështi

Ka një arsye përse posterat për qumështin kanë gjithmonë fëmijë:  kjo lëndë ushqyese është më e rëndësishme për rritjen dhe forcimin e kockave të fëmijëve.

Djathi

Një tjetër produkt i qumështit është gjithashtu i pasur me kalcium. Vetëm 40 gramë djathë përmbajnë më shumë se 30% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për kalciumin.

Sardelet

Këta peshq të vegjël kanë nivele të larta si të vitaminës D ashtu edhe të kalciumit.

Veza

Edhe pse vezët përmbajnë 6% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën D, janë një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për ta marrë atë.

Salmon

Salmoni njihet për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për zemrën, megjithatë  3 racione salmon përmbajnë më shumë se 100% të sasisë së vitaminës D të rekomanduar çdo ditë. Prandaj konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat.

Spinaq

Nuk e pëlqeni bulmetin? Spinaqi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të marrë kalciumin. Një kupë me spinaq të gatuar përmban pothuajse 25% të sasisë së kalciumit të rekomanduar çdo ditë, plus fibër, hekur dhe vitaminë A.

Peshku tuna Tuna, një tjetër peshk i yndyrshëm, është gjithashtu  një burim i mirë i vitaminës D. 85 gramë peshk tuna përmbajnë 154 IU, ose rreth 39% të dozës së rekomanduar çdo ditë të vitaminës D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat