Ushqimet që ju sjellin lumturinë pas një ditë stresuese

Ushqime

Ushqimet që ju sjellin lumturinë pas një ditë stresuese

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:02
ilustrim

Pas humbjes së humorit duhet gjetur një motiv për kthyer buzëqeshjen. Ju mund të gjeni ndonjë punë ose edhe thjesht të hani ushqimin tuaj të preferuar.

Ja lista e ushqimeve që ndikojnë në kthimin e humorit pas një dite stresuese:

Bananet: Të gjithë e dimë se bananet janë të pasura me potasium, por ato përmbajnë gjithashtu edhe triptofan i cili nxit prodhimin e serotoninës “lëndës që rregullon urinë dhe ndjenjës e lumturisë”. Bananet janë gjithashtu edhe një burim i mirë i vitaminës B që ka efekte qetësuese.

Frutat e Pyllit: Sipas mjekëve, antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në frutat e pyllit ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresit dhe të luftojë radikalet e lira që aktivizon ai. Ato ndihmojnë edhe në rritjen e rruazave të bardha të gjakut që ju ndihmojnë në rast stresi dhe nervozizmi.

Kuinoa: E njohur ndryshe si ''nëna e të gjitha drithërave”, është tepër e pasur me antioksidantë si flavonoide dhe kuercetinë që kanë efekte anti-depresive.

Midhjet: Midhjet janë ushqimi më i mirë që e bën njeriun të lumtur. Ato janë të pasura me vitaminë B12, nivelet e ulëta të së cilës mund të çojë në depresion. Truri ka nevojë për B12 për të çliruar serotonin, një kimikë i tij që ka efekt qetësues.

Çokollata e zezë: Studimet e ndryshme kanë treguar se çokollata e zezë mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duku ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin e tij.

Molla: Shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg për një vit”, është mëse e vërtetë pasi molla ka efekt qetësues, të jep energji dhe shton lumturinë.

Spinaqi: Spinaqi është i pasur me folat, që prodhon dopaminë, një lëndë kimike e trurit e cila shkakton kënaqësi që zgjat edhe ditën tjetër.

Kërpudhat: Nivelet e pakta të vitaminës D në trup lidhen me depresionin, kështu që erdhi koha të konsumoni sa më shumë kërpudha, të cilat çuditërisht përmbajnë vitaminë D me tepricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat