Si të bëni bakllava pa sherbet

Ushqime

Si të bëni bakllava pa sherbet

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:02
Bakllava pa sherbet

Bakllava pa shumë mund dhe pa sherbet? Kjo është pikërisht receta që ju duhet. E lehtë në përgatitje dhe me një shije shumë të veçantë.

Përbërësit: 
230 gr brumë bakllavaje
2 kuti krem djathi
1 1/2 gota sheqer
1/2 lugë çaji lëkurë limoni
2 gota arra të copëtuara
1/2 lugë çaji kanellë
1/4 filxhan çaji mjaltë
1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temeperaturën 176 gradë Celciuus.
Ndajeni brumin në 2 pjesë dhe lyeni me pak yndyrë një tavë.
Në një tas mesatar shtoni kremin e djathit, 1 gotë sheqer, lëkurën grirë të limonit dhe trazojini me një mikser elektrik.
Hapni njërën pjesë të brumit në tavën e pjekjes dhe hidhni mbi të përzierjen me krem djathi.
Në një tas mesatar kombinoni sheqerin e mbetur, arrat dhe kanellën dhe hidhini mbi kremin e djathit.
Hapni petën tjetër dhe mbuloni mbushjen.
Në një tas të vogël përzieni mjaltin  me lëngun e limonit dhe lyeni bakllavanë me një furçë.
Vendoseni në furrë të piqet për 30-35 minuta.
Më pas largojeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 3 orë dhe mund ta prisni në forma të ndryshme sipas dëshirës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat