5 gjërat që do të ishte mirë t’i shmangnit pas ushqimit

Ushqime

5 gjërat që do të ishte mirë t’i shmangnit pas ushqimit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:03
Ilustrim

Shumë prej jush mund të jenë aq shumë të zënë gjatë ditës sa doni t’i bëni të gjitha gjërat njëkohësisht.

A e keni ditur se çfarë nuk duhet të bëni menjëherë pas keni ngrënë dhe pse.

Të bëni dush

Kur bëjmë dush, fillon të rritet temperatura e trupit. Për t’i bërë ballë kësaj, trupi dërgon pak më shumë gjak në lëkurë se zakonisht. Kjo mund të pengojë procesin tretës dhe të ngadalësojë metabolizmin.

Duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi keni ngrënë për të bërë dush.

Të pini çaj

Për shumë prej nesh, një filxhan çaji i ngrohtë pas ushqimit është një pjesë e rëndësishme e vaktit. Por studimet kanë treguar se kjo pije e padëmshme mund të pengojë tretjen e hekurit, një mineral i cili laun një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut.

Për më tepër, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin konsumimin e çajit brenda një ore pasi kanë ngrënë.

Gjumë

Ka ekzistuar prek kohësh miti se ngrënia para gjumit është shkaktari direkt i shtimit në peshë. Gjithsesi, ne nuk duhet ta injorojmë pjesën e dëmshme që ky veprim shkakton. Fjetja me stomakun plot shkakton shqetësime të ndryshme në trup, si aciditet të lartë në stomak, urth, gromësira etj. Përveç kësaj, është provuar se fjetja rregullisht menjëherë pas vaktit të drekës ose darkës rrit rrezikun për goditje në tru.

Ekspertët bien dakord se është më mirë që të flini jo më pak se 2 orë pasi keni ngrënë.

Stërvitje

Nuk ka rëndësi sa tunduese është të furnizosh trupin me një vakt të mirë dhe më pas të nisësh stërvitja, ekspertët nuk e këshillojnë asnjëherë. Nëse bëni stërvitje me stomakun plotë, mund të shkaktohen disa shqetësime të ndryshme, si të përziera, lemzë, e deri në pasoja më të rënda, si rritja e rrezikut për trauma apo spazmë.

Në këtë rast do të ishte më mirë të bënit thjesht një ecje të lehtë, ose përndryshe duhet të prisni të paktën 2 orë pasi keni ngrënë për të bërë palestër ose stërvitje.

Pirja e duhanit

Pothuajse të gjitha sistemet në trup janë të përfshira gjatë procesit tretës. Në këtë pikë, nikotina do të absorbohet me dyfish forcë, duke rritur kështu të gjitha ato efekte të dëmshme. Gjithashtu, është provuar se duhani mund të pengojë absorbimin e vitaminave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin dhe vitamina C e D, duke ndikuar negativisht edhe tek vakti më i shëndetshëm.

Sigurisht që është mirë të hiqni dorë plotësisht nga duhani. Gjithsesi, nëse vazhdoni ta pini duhanin, të paktën prisni rreth 20 minuta pasi keni ngrënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat