Faktet që tregojnë përse duhet të hamë ullinj

Ushqime

Faktet që tregojnë përse duhet të hamë ullinj

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:43
Ilustrim

Edhe pse në të shumtën e rasteve jemi të dhënë pas vajit të shijshëm që përfitohet nga ta, ullinjtë kanë shumë benefite të cilat i ndihmojnë organizmit.

Më parë janë konsideruar si perime, por ullinjtë tash njihen si fruta, madje si fruatat më të përhapur në të  gjithë botën. Ata mund të jenë të gjelbër, ngjyrë vjollcë, ngjyrë kafeje të mbyllët, të zinjë, madje edhe ngjyrë rozë.

Më poshtë mund t’i shihni  faktet që na dëshmojnë se përse të ngrënurit ullinj çon në përmirësimin e shëndetit tonë.

Përfitimet kardiovaskulare

Kur enët e gjakut rrezikohen të dëmtohen dhe ndërtohet yndyra në arterie, madje edhe rrezikoheni për sulm në zemër, vetitë antioksiduese të ullinjve, veçanërisht atyre të zinjë, ju ndihmojnë në parandalimin e një gjendjeje të tillë. Studimet kanë treguar gjithashtu se ullinjtë ndihmojnë edhe në kontrollimin dhe stabilizimin e presionit të gjakut.

Ju ndihmojnë të humbni peshë

Yndyrërat që janë të pranishme tek kjo frutë nuk janë aspak të rrezikshme, madje sipas disa hulumtimeve, konsumimi i  ullinjve ndihmonë në krijimin e ndjesisë  së ngopjes. Analizat e gjakut kanë treguar se personat të cilët kanë konsumur rregullisht ullinj, më rrallë janë ballafaquar me mbipeshën dhe tek ta ka pasur nivele më të larta të hormonit, serotoninë, i cili na bënë të ndjehemi të ngopur.

Ullinjtë janë burim  pasur i vitaminës E

Kjo vitaminë vepron në mënyrë natyrale si anti-oksidues dhe ndihmonë në ngadalsimin e procesit të plakjes. Vitamina E gjithashtu ju ndihmon që të luftoni inflamacionet e ndryshme.

Ullinjtë ndihmojnë membranën qelizore nga sëmundjet sic është kanceri dhe në luftimin e anemisë. Ata luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar si dhe në rritjen e fertilitetit dhe zhvillimin e sistemit reproduktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat