E rëndë në Shqipëri, ja çfarë ndodh me ushqimet e skaduar

Ushqime

E rëndë në Shqipëri, ja çfarë ndodh me ushqimet e skaduar

Më: 7 prill 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Konsumatorët shqiptarë gjithmonë e më shumë të pasigurtë për ushqimet që konsumojnë duket se janë ndërgjegjësuar më shumë për të denoncuar rastet e konstatuara të ushqimeve të skaduara. 

Sipas zyrës per mbrojtjen e konsumatorit zgjidhje për të garantuar sigurinë ushqimore është funksionimi i organeve kopetente si dhe vetingu për të vendosur në detyrë ekspertë dhe jo militant.

Pavarësisht se para mbërritjes në tavolinat e konsumatorëve ushqimet kalojnë në një serë hallkash duket se ende këto të fundit nuk funksionojnë si duhet. Drejtori i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, Hasan Stafa ngre shqetësimin se produktet e skaduara tërhiqen nga tregu kryeqytetas për tu dërguar në rrethe.

Stafa: Skadon produkti në Tiranë, kapet në Tiranë dhe ai produkt në vend që të asgjesohet, por vendoset një etiketë tjetër dhe dërgohet në një zonë periferike.

Ai thotë se një numër i lartë denoncimesh janë referuar në instancat përkatëse.

Stafa: Ne kemi rast qe kemi çuar te ISUV analizat e produkteve të vecante, po hetojmë fabrika që përpunojnë mishin dhe e kthejnë në nënprodukte, ashtu sikurse po shikojmë dhe kemi dyshimet tona për imitacione në etiketa.

Sipas Stafës ashtu sikundër në politikë edhe në organet drejtuese të sigurisë ushqimore duhet Vetting për të larguar nga postet të papërgjegjshmit dhe për të vënë aty ekspertë.

Stafa: Kërkohet një profesionalizëm, kërkohet një vetting, pastrim i strukturave të administrratës shtetërore nga militantët dhe të kthehen në punë profesionistët.

Produktet dhe nënproduktet e mishit dhe ato me origjinë shtazore rezultojnë të jenë ndër më të shumtat të konstatuara në tregje jashtë datës së skadencës apo jashtë kushteve të tregtimit ndaj për këtë arsye 2 javët e fundit sipas të dhënave të mbrojtjes së konsumatorit këto produkte janë braktisur nga konsumatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat