Ushqimet për një sistem imunitar më të fortë

Ushqime

Ushqimet për një sistem imunitar më të fortë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 11:49
Luleshtrydhet, ilustrim

Një dietolog nga Las Vegas, Andy Bellatti, ka treguar për tre ushqimet të cilat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe kësisoj janë shumë të mira për sistemin imunitar.

Këto tre ushqime që forcojnë më shumë imunitetin janë luleshtrydhet, bajamet dhe qiqrat.

Luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar ngaqë janë një burim i mirë i vitaminës C. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi që nuk u hiqet lëkura, mund të jenë të ekspozuara ndaj pesticideve.

Bajamet gjithashtu janë shumë të mira, kjo për shkak se janë burim i vitaminës E.

Ndërsa një filxhan me qiqra siguron 25% te dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat