Krempite me bazen me biskota per 15 minuta

Ushqime

Krempite me bazen me biskota per 15 minuta

Më: 8 prill 2017 Në ora: 17:30
Krempite

Përbërësit

300 gr biskota katrore
200 ml qumesht te ftohet
1.5 l qumësht
10 luge sheqer
2 sheqer vanilje
5 qese puding vanilje
400 ml qumesht te ftohet
5 qese pluhur per krem pana
10gr zhelatine

 

Hapat

1

Ne kallepin me madhesi 25x35 shtrijme biskotat e njomura ne qumesht,shtrijme dy shtresa te cilat I lyejm shume pak mes veti me kremin e fituar vetem sa te ngjiten mes veti.

2

Per kremin e pudinges veme qumeshtin te vloje me sheqerin kurse paraprakisht ndajm pak qumesht te ftohet per tretjen e pluhurit te pudingave.

3

Kur qumeshti vlone shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa te trashet kremi.

4

Ne nderkohe perziejme krem panen me qumeshtin derisa te trashet ne shkume te forte,dhe bashkojme me kremin e vaket te pudines dhe perziejme.

5

Pastajs htojme edhe zhelatien e njomur ne 4 luge uje te ftohet per 5 minuta dhe me pas e ngrohim me po ate uje derisa te shkrihet mire zhelatina port e MOS vloje.

6

Edhe zhelatien e shtojme tek kremi dhe perziejme mire.

7

Kremin e fituar e qesim mbi shtresen me biskota dhe rrafshojme mire.

8

Persiper dekorojme me biskota te thermuara imet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat