Ushqimet më të mira (dhe ato më të këqija) për të sëmurët me diabet

Ushqime

Ushqimet më të mira (dhe ato më të këqija) për të sëmurët me diabet

Më: 9 prill 2017 Në ora: 14:51
Ilustrim

Nëse keni diabet të tipit 2, ose rrezikoheni të prekeni nga kjo sëmundje, e dini shumë mirë se pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe brumërat nuk ju bëjnë mirë. Kjo ndodh sepse ngrënia e shumë prej këtyre ushqimeve të tejmbushura me sheqer mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës – që përkthehet në dëmtim serioz për veshkat, sytë, nervat dhe zemrën.

Përveç mbajtjes nën kontroll të ushqimeve të pasura me karbohidrate, të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë gjithashtu ushqime që ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dhe ndihmojnë për të rënë në peshë.

Cilat ushqime mund të konsumohen nga të sëmurët me diabet? Në përgjithësi, ushqimet e pasura me kalium, kalcium, fibra, magnez dhe vitaminat A, C dhe E janë të mira për këto persona. Edhe yndyrat janë të mira, sa kohë që janë yndyra të shëndetshme dhe nuk teprohet me to.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni (dhe ato që duhet të shmangni) nëse vuani nga diabeti:

Drithërat –  Konsumojini!


Kur vjen puna tek sëmundja e diabetit, jo të gjitha llojet e karbohidratet janë njësoj. Drithërat si tek buka, krundet e shumë të tjera, janë të pasura me fibra të cilat ngadalësojnë procesin e tretjes dhe në këtë mënyrë ngadalësojnë edhe procesin me të cilin karbohidratet kthehen në glukozë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Mbi të gjitha, fibrat nga drithërat do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë, ndërsa disa lloje drithërash, si elbi apo bollguri, ju furnizojnë me kalium.

Mbi të gjitha, drithërat, gjithmonë kur merren në një sasi të përshtatshme, nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak në krahasim me karbohidratet e tjera.

Salmoni – konsumojeni!

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë treguar se ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe kanë efekte të dobishme mbi faktorët e rrezikut të diabetit, si inflamacioni dhe tensioni i lartë i gjakut.  Shoqata Amerikane e Diabetikëve rekomandon të konsumohen të paktën dy racione peshku në javë. Nuk ju pëlqen salmoni? Provoni sardelet , skumbrin ose harengën.

Frutat e thata– konsumojini (por me sasi të kontrolluara)

Frutat e thata janë të pasura me fibra,  magnez si dhe proteina. Ato janë më shumë se të shëndetshme , të tejmbushura me yndyra të padëmshme, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Një dorë plotë e shtuar në një sallatë ose përdorimi si ushqim midis vakteve mund t’ju ndihmojë të mbani nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Patate e ëmbël – konsumojeni!

U çuditët tek patë patate në këtë listë? Nuk është për t’u çuditur, patatet e ëmbla janë furnizues të mirë të vitaminës A ,fibrave  dhe karbohidrateve që nuk ndikojnë në rritjen e niveleve të sheqerit në gjak aq shpejt sa patatet e bardha. Kjo do të thotë se ato janë një zgjedhje e mirë për personat  me diabet, për sa kohë ata i konsumojnë në sasi të kontrolluar. Për t’u dhënë më shumë shije, shoqërojini ato me arra.

Mëngjesi – Konsumojeni!

Për  njerëzit me diabet, mëngjesi  është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një studim i fundit për të rriturit  me diabet të tipit 2 arritën në përfundimin se ata persona që konsumonin mëngjes çdo ditë  përjetuan më pak ngritje të nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies së vakteve në krahasim me personat  që  nuk konsumuan mëngjes. Një nivel i balancuar i sheqerit do të thotë më pak kriza urie  e cila ju ndihmon të mos e teproni me ushqimin dhe kështu të rriten mundësitë për nivel të lartë kolesteroli , tension gjaku ose shtim në peshë. Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme të cilat do t’ju mbajnë deri në drekë.

Xhenxhefil – Konsumojeni

Një studim i ri sugjeron se xhenxhefili mund të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Gjatë një eksperimenti të kryer tek disa të rritur me diabet, që nuk ishin të varur nga insulina, grupi që mori pilula të xhenxhefilit (të barasvlershme me ¼ lugë çaji rrënjë xhenxhefili) në ditë për 12 javë pati më shumë përmirësime të niveleve të sheqerit në gjak se grupi tjetër që mori medikamente të tjera.

Por, duhet të keni kujdes nëse merrni mjekime për hollimin e gjakut, autorët e studimit theksojnë se xhenxhefili mund të bashkëveprojë me ilaçet (konsultohuni më parë me një mjek nëse po kuroheni me çfarëdolloj ilaçesh).

Kanellë – konsumojeni!

Gjatë një studimi të kryer tek gati 70 njerëz  të diagnostikuar me diabet të tipit 2, pjesëmarrësit të cilët morën një dozë ditore me kanellë kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak se  ata persona që nuk e përdorën atë. Në këtë rast nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar sasinë që mund të konsumohet nga të sëmurët me diabet. Të konsumuarit përditë nga pak, ndoshta me pak kos, qumësht ose me drithërat e mëngjesit, sigurisht që nuk është keq.

Kokteje – Konsumojini me mend!

Lajmi i mirë është se nuk do duhet t’u thoni lamtumirë orëve të lumtura të natës. Alkooli  ndikon në nivelin e sheqerit në gjak në një mënyrë tjetër nga sheqernat dhe karbohidratet.  Çdo persona që është duke u kuruar me insulinë, duhet me patjetër të konsultohet me mjekun se cilat lloje koktejesh duhet të konsumojë.  Mirë do të ishte  të ruhej edhe sasia e përcaktuar: një gotë në ditë për femra dhe dy për meshkuj. Nuk duhet harruar se edhe kaloritë e pijes duhen llogaritur.

Kripa – tregohuni të kujdesshëm!

Në përgjithësi , pak është shumë kur vjen puna tek natriumi për diabetët, kur  një sasi e madhe natriumi është e lidhur me një nivel të lartë të tensionit të gjakut, kolesterolit të lartë si dhe sëmundjet e zemrës. Është akoma në diskutim se sa pak duhet për të qenë të shëndetshëm. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  rekomandon të mos konsumohet  më shumë se sa 2300 mg kripë në ditë dhe jo më shumë se sa 1500 mg në ditë për të sëmurët me diabet. Nëse vuani nga hipertension, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek që t’ju përcaktojë sasitë e duhura të kripës që duhet të konsumoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat