Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer

Ushqime

Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer

Më: 9 prill 2017 Në ora: 22:57
Qershia aziatike

Me siguri nuk keni imagjinuar se sa sheqer fusni në organizëm derisa hani pemë.

Frutat janë një grup ushqimor që mund t’i bëjë konfuzë ata që hanë ushqime me pak karbohidrate apo diabetikët.

Ato nuk kanë sheqer artificial të shtuar, por, megjithatë, ju duhet të keni një ide të qartë të sasisë së sheqerit që e merrni kur i konsumoni këto pemë.

Vlerat e mrekullueshme ushqyese dhe kurative të frutave kanë një kusht të vetëm: “t’i hash në masën e duhur”.

Qershia aziatike
Kjo pemë ekzotike me 29 g sheqer për filxhan është ‘bombë’ e vërtet. Por, nëse e konsumoni në sasi të matur, do ta fitoni një dozë më se të mjaftueshme të kalciumit. Kur kjo pemë përgatitet për ushqim, duhet të prehet korja me thikë dhe, atëherë është lehtë të qërohet me gishtërinj.

Fiku
Fiku me arsye konsiderohet pemë luksoze – një filxhan i vogël me fiq të freskët përmban të njëjtën sasi sheqeri sa edhe një çokollatë e vogël. Rreth 85 gramë fik përmbajnë 13.8 gramë sheqer dhe 62 kalori. Mirëpo, për dallim nga ëmbëlsirat, fiku gjithashtu është e pasur me fibra dhe kalium.

Mango
Mango është pemë kryesore verore, ndërsa një filxhan i vogël mango përmban rreth 23 gramë sheqer. Kjo do t’ju sigurojë edhe një të tretën e nevojave ditore të organizmit tuaj për vitaminën A dhe gjithashtu do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të syve tuaj.

Qershia
Një filxhan qershi përmban 18 gramë sheqer. Lajm i mirë është që pas ngrënies së qershive më mirë flihet gjumë! Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Rrushi
Një filxhan rrush të zi, si edhe rrush të bardhë përmban rreth 15 gramë sheqer, mjaft fibra, ndërsa rrushi i zi është gjithashtu i pasur edhe me antioksidantë të ndryshëm. Edhe pse ky sheqer është i shëndetshëm, duhet pasur kujdes, sidomos nëse keni telashe me diabetin apo provoni të humbni në peshë.

Banania
Kjo pemë është e pasur me sheqer, kështu një porcion nga 85 gramë përmban 10.1 gramë sheqer. Po ashtu, bananet kanë kalori dhe mesatarisht kanë rreth 76 kalori. Bananet përmbajnë tri lloje të sheqerit natyral: sakarozë, fruktozë dhe glukozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat