Receta më e mirë e kekut me mjaltë dhe mollë

Ushqime

Receta më e mirë e kekut me mjaltë dhe mollë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:47
Keku me mjaltë dhe mollë

Një recetë perfekte keku me mjaltë dhe mollë. Mund ta shërbeni me akullore për ta shijuar akoma më shumë këtë ëmbëlsirë.

Receta e plotë e përgatitjes...

Përbërësit:
180 gr gjalpë
2/3 gotë sheqer
3 vëzë
1 ½ gota miell
¼ gotë mjaltë
4 mollë
2 lugë çaji sheqer pluhur

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
Kombinoni në një tas të madh gjalpin dhe sheqerin dhe trazojini me një mikser elektrik.
Shtoni vezët, mjaltin dhe miellin. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë brumi homogjene.
Prejini mollët në feta të holla. Hidhni në formën e kekut gjysmën e brumit.
Renditni fetat e mollës dhe spërkatini me sheqer pluhur.
Hidhni edhe brumin e mbetur dhe vendoseni në furrë të piqet për 25-30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat