Brumi bazë për pica

Ushqime

Brumi bazë për pica

Më: 10 prill 2017 Në ora: 20:05
Pica

Përbërësit

25gr maja birre
1 lugë çaji sheqer
1/2 lugë çaji kripë
500gr miell
2 lugë çaji vaj ulliri

Hapat

1

Per te pergatitur brum per pica hapi i pare qe duhet te beni eshte te pergatisni majane ne kete menyre: merni nje gote uji dhe e mbushni deri ne gjysem me uje te vaket, shtoni majane e birres ne copa, shtoni sheqerin dhe trazoni deri sa majaja dhe sheqeri te ken shkrire, me pas merni 1 luge gjelle dhe e mbushni me miell dhe e shtoni tek gota dhe trazoni masen me shume energji deri sa te formoni nje brum te lengeshem. E mbuloni me pecete dhe e lini te vij per 30min.

2

Merni miellin dhe e hidhni ne nje vend te hapur, formoni nje si mal me miell dhe hapni me dore majen duke formuar nje grope.

3

Shtoni kripen siper miellit dhe ne mes shtoni masen e majase qe pergatitet me pare, shtoni edhe vajin.

4

Duke shtuar 2ml uje ne qender ku ndodhet edhe majaja filloni te punoni brumin me majat e gishtave avash avash.

5

Punoni brumin deri sa te keni formuar nje mase homogjene e cila stakohet komplet nga baza ku po e punoni, ne kete moment duhet te punoni akoma me shume me duar brumin per 15 minuta.

6

Merni brumin qe sapo formuat dhe beni nje top e vendosni ne nje tepsi dhe me nje thike formoni nje kryq siper ne menyre te tille qe kur brumi te vij te kete me shume siperfaqe per tu shtuar volumi.

7

Sperkateni brumin me pak fare miell siper dhe mbulopni me nje pecete te lagesht siper dhe lini te vij per gati dy ore.

8

Kur brumi i peces te jete gati e ndani ne 4 topa dhe formoni bazat e picave me nje lartesi me pak se 1cm. Vendosni siper cfare te deshironi dhe i piqni picat ne furre per gati 8-10 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat