Lulelakër e pjekur me hudhra

Ushqime

Lulelakër e pjekur me hudhra

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:40
Lulelakër e pjekur me hudhra

Një variacon shumë interesant i përgatitjes së lulelakrës. Një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe mund ta keni gati në vetëm 15 minuta. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:
680 gr lulelakër
¼ gotë vaj
4 thelpinj hudhër
¼ gotë djathë parmixhan
2 lugë gjelle majdanoz
Kripë
Piper

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 218 gradë Celcius.
Lyeni me pak vaj një tavë . Hidhni në të luleakrën e prerë në copa të vogla.
Shtoni vajin, hudhrat e copëtuara, pak kripë dhe piper të zi. Përziejini mirë dhe vendosini në furrë.
Lërini të piqen për 12-14 minuta.
Shërbejini menjëherë me pak djathë parmixhan dhe majdanoz të copëtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat