Gjashtë ushqime që ndalohen për shtatzëna

Ushqime

Gjashtë ushqime që ndalohen për shtatzëna

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Shmangja e ushqimeve të caktuara mund ta reduktojë rrezikun nga helmimi prej ushqimit, dhe rrezikun e bebes tuaj për problemeve zhvillimore.

Ekspertja e dietave, Susan Short, një zëdhënëse për Shoqatën Britanike të Dietistëve, ka zbuluar ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:

Djathi i butë -pasi që mund të shkaktojë infektime bakteriale si listeroza, salmonella dhe shoku toksik.

Sallama dhe pashteta – Çdo pashtetë me produkte mushkërie, është e lartë në vitaminën A e që mund të jetë toksike për zhvillimin e foshnjes.

Peshku – Shmangni peshqit që përmbajnë nivele të larta të merkurit si psh. peshkaqeni, peshk-shpata dhe marlini, e që mund ta prekin sistemin nervor të foshnjes.

Kafeja – Kafeina e tepërt mund të çojë në abortim, apo në peshë të ulët të foshnjes kur lindë. Po ashtu, foshnja mund të zhvillojë varësi ndaj kafeinës, që është esencialisht drogë/ilaç.

Alkooli – Edhe pse thuhet se një gotë ose dy alkool i bëjnë mirë çdokujt, The Chief Medical Officers për Britaninë e Madhe rekomandojnë që nëse jeni shtatzënë apo synoni të mbeteni, atëherë nuk duhet të pini aspak alkool.

Vezët e pagatuara – po ashtu rrezikojnë që ju të infektoheni nga salmonella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat