Ushqimi për hapa të lehtë

Ushqime

Ushqimi për hapa të lehtë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Ndjenja e këmbëve të rënduara për shkak të zgjerimit të venave është e pranishme te shumica e njerëzve.

Për të zgjedhur këtë problem, profesori austriak, njëherësh specialist për ushqime, Hademar Bankhofer thotë se në organizëm duhet marrë substanca, të cilat forcojnë muret e venave, të cilat kanë humbur elasticitetin, për shkak të të cilës qarkullimi i gjakut është vështirësuar.

Në mënyrë që muret e venës të mbeten elastike, para se gjithash, duhet marrë vitaminat B6 dhe B12, të cilat më së shumti ndodhen në prodhimet integrale, kërpudha dhe lakër.

Për ruajtjen e sistemit të shëndosh të venave janë të rëndësishme amino-acidet prolina dhe glicina, të cilat ndodhen në peshq, prodhimet e sojës, fasule dhe bizele. Përveç kësaj, rol shumë të madh luan edhe kolagjeni, ndërsa në mënyrë që organizmi ta prodhojë në sasi të mjaftueshme i nevojitet edhe zinku.

Për këtë qëllim, dr. Bankhofer rekomandon konsumimin e misrit, bishtajoreve. Venat forcohen edhe përmes vitaminës C, e cila më së shumti ndodhet në specin e kuq dhe majdanoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat