Bukë e shëndetshme pa miell

Ushqime

Bukë e shëndetshme pa miell

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:18
Buka pa miell

Kjo bukë stimulon formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe largon lëndët toksike dhe kolesterolin e tepërt nga trupi. Gjithashtu, rekomandohet për të parandaluar diabetin.

Përbërësit:
300 gram grurë
100 gram elb
2 lugë gjelle fara susami
2 lugë gjelle fara luledielli
2 lugë gjelle fara liri
1 lugë çaji kripë
½ lugë çaji maja
50 ml ujë

Përgatitja:
Zhysni grurin dhe elbin në një enë me ujë për 3 ditë, duke e ndryshuar atë herë pas here. Pas 3 ditësh kullojini dhe vendosini në një blender. Lërini derisa të merrni një masë të trashë.
Shtoni farat e lulediellit, të lirit, të susamin dhe pak kripë.
Tretni majanë në një enë me pak ujë dhe hidheni te përbërësit e tjerë. Përziejini mirë dhe më pas punojeni brumin me duar.
Vendoseni brumin në një tavë dhe lëreni për 30 minuta.
Piqeni në 220 gradë Celcius për 45-50 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat