Konsumimi i frutave dhe perimeve rrit mirëqenien psikologjike

Ushqime

Konsumimi i frutave dhe perimeve rrit mirëqenien psikologjike

Më: 7 maj 2017 Në ora: 06:55
Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet janë pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por përfitimet e tyre nuk kufizohen vetëm në shëndetin fizik. Hulumtimi i ri konstaton se rritja e konsumimit të frutave dhe perimeve mund të përmirësoje edhe mirëqenien psikologjike brenda dy javëve.

Udhëheqësi i studimit Tamlin Conner, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Otago në Zelandën e Re, dhe kolegët e tij, gjetën se të rinjtë të cilët u jepnin fruta dhe perime shtesë për çdo ditë për 14 ditë, përjetuan një nxitje në motivim dhe vitalitet.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, të rriturit duhet të synojnë të konsumojnë rreth dy gota me fruta dhe rreth dy deri në tre gota perime çdo ditë.

Si pjesë e një diete të shëndetshme, frutat dhe perimet mund të ndihmojnë edhe në reduktimin e rrezikut të obezitetit, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, goditjes dhe disa llojeve të kancerit.

Në vitet e fundit, studimet kanë sugjeruar se futja e frutave dhe perimeve mund të përmirësojë gjithashtu shëndetin mendor, transmeton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat