Fryti me vlerë, i pasur me selen dhe zink

Ushqime

Fryti me vlerë, i pasur me selen dhe zink

Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:57
Arra braziliane

Arra braziliane është burim i shkëlqyeshëm për minerale, por shkaku i disa përbërësve, konsumimi i tyre është i kufizuar. Është shumë i ushqyeshëm e përmban shumë vitamina, më së shumti E dhe B, minerale, por përmban edhe përbërës që nuk guxoni të konsumoni më shumë se katër arra në ditë. Para së gjithash, përmbajnë aminoacide mono të ngopura, aminoacide omega 6. Arra braziliane është e pasur me kalcium, fosfor, kalium, magnez, zink, hekur dhe selen, prandaj, pos se është i mirë për lëkurë, kjo arrë ka efekt kundër viruseve dhe kancerit.

Seleni është përbërës që e hasim në një numër të paktë të ushqimeve, përmban edhe fibra natyrale, që ndikojnë mirë edhe në shëndetin e mbarë organizmit. Shkaku i gjithë këtyre përbërësve të mirë, arrat braziliane e forcojnë sistemin imun dhe ndikon mirë në sistemin kardiovaskular. Pra, arra braziliane në mënyrë të përgjithshme ndikon mirë në organizmin e njeriut, por duhet konsumuar me kujdes, sidomos nëse kujdeseni rreth kilogramëve dhe nuk dëshironi të shtoni në peshë. Ta përsërisim, dy deri katër arra në ditë, jo më shumë, e ata që deri më tani nuk i kanë konsumuar, janë të prirë për alergji në pemët me lëvozhgë të fortë, për fillim le ta konsumojnë nga një në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat